Site icon Telegrafi

Vjedhje në manastiret e Leshkës në Tetovë

Foto: Ilustrim

Rreth 60 mijë denarë janë vjedhur në dy kisha në kompleksin e manastireve të fshatit Leshkë gjatë javës që e lamë pas. Sipas Policisë së Tetovës, rasti është denoncuar të shtunën në mesditë nga ana e personit M.M., i punësuar në këtë kompleks, me ç`rast është vërtetuar se në periudhën prej 16 deri 22 prill, persona të panjohur kanë hyrë në njërën prej kishave dhe nga arka kanë marrë një sasi të konsiderueshme të parave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë, po ashtu është vjedhur edhe çelësi i madhe dhe gjatë javës disa herë është hyrë në kishë dhe janë marrë paratë. Policia ka kryer hetimet dhe është vërtetuar se janë marrë rreth 60 mijë denarë. Të njëjtën ditë në kishën e fshatit Neproshten janë kapur dy të mitur duke vjedhur paratë që i kanë lënë besimtarët.

Dy të miturit, në praninë e prindërve të tyre, janë ftuar në bisedë informative dhe më pas janë lëshuar. Policia në ndërkohë u ka rënë në gjurmë edhe hajnave në Leshkë. Dyshohet se kanë marrë pjesë dy persona nga Tetova, pasi që te një anëtar i familjes së një të dyshuari është gjetur çelësi i cili është kthyer. Një pjesë e parave janë gjetur, ndërsa dy personat shumë shpejt do të ftohen në bisedë informative për të zbardhur tërë rastin.

Exit mobile version