Ndërmjet 18 dhe 25 qershori, persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në qytetin e Manastirit, në shtëpinë e B.B (64), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, janë vjedhur një shumë prej 3650 euro dhe një sasi e stolive të ndryshme të arit. Plaçkitësit janë futur përmes derës së balkonit. SPB e Manastirit kanë kryer hetimet e duhura dhe janë duke punuar në drejtim të gjetjes së keqbërësve./Telegrafi/