Telegrafi

Vjedhje në Malishevë, persona të panjohur thyejnë kasafortat në postë

Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar se persona të panjohur gjatë ditës së djeshme kanë depërtuar brenda objektit të postës dhe aty kanë thyer dy kasaforta, si dhe kishin demoluar objektin.

Rasti ka ndodhur në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës. Sipas ankuesit për momentin nuk dihet se çka është vjedhur. /Telegrafi/