Në komisionin zgjedhor komunal të Kavadarit ka ndodhur një vjedhje. Keqbërësi është futur në sallë dhe ka marrë llambat violetë dhe disa hastëk vulash dhe stilografa që janë përdorur në ditën e zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, një ekip i Stacionit policor të Kavadarit ka kryer kontrollë dhe ekspertizë, ndërkaq janë marrë masat e patjetërsueshme për të gjetur personin që është futur në zyra të KZK-së.
Rasti duhet paksa i çuditshëm, pasi që nuk ka asnjë dëmtim pronësor, gjatë hyrjes në sallë për të vjedhur materialet e lartëpërmendura./Telegrafi/