Pesëdhjetë e dy vjeçari nga fshati Bellovishtë i Gostivarit, dje ka raportuar se ditën në mes orës 5:45 dhe 6:20 minuta, persona të panjohur kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe nag atje kanë marrë me vete një çantë në të cilën ka pasur 750 euro dhe 21 mijë denarë, kështu që dëmi i plotë i shkaktuar vlerësohet në rreth 67 mijë denarë, njoftojnë nga policia.
Sipas policisë, raportuesi, përndryshe në atë kohë ka qenë në banjo, ndërsa gruaja e tij ka qenë duke fjetur dhe nuk i ka verejtur.
Na ana e policisë është kryer ekspertizë ligjore dhe po punohet per zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e kryerësit./Telegrafi/