Nga filiali i ‘Postave të Maqedonisë’ në rrugën ‘Goce Stojçevski’, në Shkup, një person i panjohur, e ka marrë me dhunë qarkullimin ditor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vjedhja ka ndodhur në orën 12:50 pasi që kryesi, duke kërcënuar me armë zjarri, nga e punësuara e ka marrë qarkullimin ditor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, kumtoi sot SPB-Shkup.
Janë marrë masa për gjetjen e tij dhe inspektimin e plotë të rastit. /Telegrafi/