Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup bën të ditur se fabrima e çimentos “Usje” në Shkup njofton se në hapësirat e kësaj fabrike është kryer vjedhje e rëndë, në periudhën janar-mars, 2018.
Grabitësit, deri tani të panjohur, kënë arritur që të vjedhin pjesë rezervë që janë shfrytëzuar në procesin e prodhimit.
Janë vjedhur 55 pjesë ROST, si edhe 35 pjesë nga segmenti dalës i furrës, kështu që dëmi vlerësohet në 850.000 denarë (rreth 14 mijë euro).
Policia ka ndërmarrë masa për të zbardhur rastin në fjalë./Telegrafi/