Telegrafi

Vjedhje në dy kisha të Shtipit

Policia ka njoftuar se mbrëmë në periudhën kohore nga ora 21:00 janë kryer dy vjedhje në rrethinën e Shtipit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në kishën ‘Shën Ilija’ të fshatit Argulica është vjedhur afërsisht 5 mijë denarë. Vjedhësit nga manastiri ‘Tre të shenjtit’ në lagjen Babi kanë vjedhur jo më pak se 1 mijë denarë. /Telegrafi/