Gjatë periudhës së festave në këtë fundjavë që shkoi kanë ndodhur disa vjedhje në ordinanca shëndetësore që gjenden në Shtëpinë e shëndetit në Gostivar, njofton Telegrafi Maqedoni.
SPB e Tetovës bën të ditur se rastet kanë ndodhur ndërmjet 14 dhe 17 prillit, kur dëmi vlerësohett ë arrijë në 100 mijë denarë.
Hajnat kanë vjedhur katër laptopë, USB pajisje, lexues kartelash, e më pastaj janë larguar. Askush nuk i ka hetuar keqbërësit. Janë kryer hetimet dhe janë marrë masa për t’u gjetur personat përgjegjës./Telegrafi/