Site icon Telegrafi

Vjedhje e rëndë në Shkup, rreth 32 mijë euro!

Dje në orën 17:00 në stacionin policor Gazi Babë, A.F. (50) nga Shkupi, ka lajmëruar se në periudhën nga 29.05.2016 deri më 02.06.2016 në rrugën 104 në fshatin Stajkovci, në shtëpinë e tij, një kryerës i panjohur ka bërë një vjedhje të rëndë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë vjedhjes janë marr 31.800 euro, ndërsa është bërë edhe një dëm material prej 2.000 denarëve. Vjedhësi ka kërcyer gardhin dhe ka hyrë në oborr, ku përmes shkallëve të vendosura në murr ka hyrë nga dritarja dhe ka kryer vjedhjen dhe ka ikur. Janë marrë masa për gjetjen e vjedhësit. /Telegrafi/

Exit mobile version