Telegrafi

Vjedhje e rëndë në Prizren, katër persona vjedhin një bankomat të parave

Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer vjedhje të rëndë në rrugën “William Walker” në Prizren.

Policia në njoftimin për media ka thënë se ankuesi mashkull ka njoftuar se përmes kamerave të sigurisë është vërtetuar se katër persona të maskuar dhe të armatosur, kanë ngarkuar në një veturë bankomatin e një banke dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Gjatë punës në terren njësitë policore kanë gjetur bankomatin, të cilin të dyshuarit e kishin hedhur skaj rrugës.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e bankës, të cilët pas hapjes së bankomatit kanë vërtetuar se kutitë ku gjendeshin paratë janë të paprekura dhe të blombuara. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia. /Telegrafi/