Telegrafi

Vjedhje e rëndë në Prishtinë 

Policia e Kosovës bëri të ditur se një person ka raportuar për vjedhje të rëndë në banesën ku jetonte.

Siç thuhet në raport persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e viktimës të marrë me qira me ç’rast i kanë vjedhur para të gatshme, pesë orë dore, një zinxhir dore prej ari, parfume të ndryshme, si dhe pasaportën në emër të ankuesit lëshuar nga një shtet i huaj.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 08:30, ndërsa është duke u hetuar nga Policia. /Telegrafi/