Site icon Telegrafi

Vjedhje e rëndë në një zyrë avokati në Strumicë

Një person i panjohur gjatë fundjavës së kaluar ka kryer vjedhje të rëndë në një zyrë në Strumicë.

MPB njofton se vjedhja në polici është denoncuar dje, ndërsa sipas njoftimit vjedhësi me forcë ka hapur derën e hekurit dhe ka marrë 70 mijë denarë, 20 mijë euro, orë dore për meshkuj, pistoletë “C3” e kalibrit 9 mm dhe një çantë të zezë në të cilën ka pasur 3 mijë euro, 5 mijë denarë, ar dhe argjend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Strumicë, ndërsa nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version