Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje, në Manastir ka arrestuar tre persona me iniciale F.S.(40), A.B.(34) dhe A.R.(37), të gjithë nga Manasatiri, pasi dyshohen se kanë kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në Manastir.
“Ata dyshohen se ka kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në “Strasho Pinxhur” në Manastir, ku kanë marrë më shumë mjete. Mjetet e marra janë gjetur dhe kthyer tek pronarët, kurse personat janë mbajtur në stacion policor”.
“Pas zbardhjes së plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron mes tjerash në njoftim.