Në periudhën prej 18.03.2018 deri më 24.03.2018, në banesën e A.L nga Gjevgjelia është kryer vjedhje e rëndë.
Sipas denoncimit, vjedhësit kanë marrë 8.300 euro dhe 100 mijë denarë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit./Telegrafi/