Site icon Telegrafi

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga dy personat e  dyshuar për vjedhjen në një lokal bilardoje.

Rasti ka ndodhur më 06.11.2017 rreth orës 04:00  në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ku të dyshuarit,  E.A. (m/ sh/k  22 vjeç) dhe  F.S.  kanë hy me forcë në një lokal bilardoje dhe kanë vjedhur 110 euro para të gatshme, një TV Plazma dhe një Laptop, e pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Duke mos iu ndalur patrullës policore dhe në ikje e sipër, kanë braktisur veturën dhe janë arratisur në drejtim të panjohur.

Automjeti është konfiskuar dhe në të njëjtin janë gjetur dhe konfiskuar edhe sendet e vjedhura.

I dyshuari E.A. është intervistuar në prani të mbrojtësit. Ai ka pranuar veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është në kërkim.

 

Exit mobile version