Site icon Telegrafi

Vjedhje e rëndë dhe plaçkitje në Shkup!

Mbrëmë në Shkup, siç njoftohet nga policia e Shkupit, janë kryer dy vjedhje, edhe atë njëri prej tyre është sulmuar nga hajdutët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Policia e Shkupit deklaron se mbrëmë rreth orës 23:00 në një autobus të NTP e cila lëviz në linjën numër 5, e kanë grabitur D.S nga Resnja nga xhepi. Sipas deklaratës së viktimës, ai fillimisht ishte sulmuar, dhe më pas nga ai janë vjedhur rreth 30 mijë denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rasti i dytë ka të bëjë me vjedhje më të madhe. Pak çaste më vonë, në stacionin policor është lajmëruar M.J (1957) nga Shkupi. Ai ka paraqitur rastin se në banesën e tij janë vjedhur 25 mijë euro, katër prodhime prej ari dhe një komplet nga ari i bardhë, me vlerë prej 160 mijë denarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version