Site icon Telegrafi

Vjedhje e pazakontë në SHBA, hajnat fusin në veturë qenin para syve të pronarit të tij (Video)

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në Detroit, Michigan, ku dy persona i vjedhin një burri para syve qenin. Ngjarja ka ndodhur më 17 mars, rreth orës 4 të mëngjesit në një pompë të derivateve.

Pronari i qenit kishte nxjerrë për ta shëtitur kafshën e tij shtëpiake, kur para syve të tij u ndal një burrë i panjohur me një veturë me ngjyrë të kaltër, me të cilin filloi të bisedon, transmeton Telegrafi.

Në fillim gjithçka dukej në rregull dhe po ledhatonte qenin, por disa sekonda më pas hajni ia hoqi qenit qaforen nga qafa dhe deshi ta fus në veturë, derisa pronari mundohej ta ndalte.

Por, në ato momente nga vetura doli një grua e cila sulmoi pronarin e qenit, kurse hajni e futi në veturë qenin. Ata menjëherë u larguan nga vendi i ngjarjes kurse kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike të pompës së derivateve filmuan gjithçka. /Telegrafi/

Exit mobile version