Site icon Telegrafi

Vjedhje dhe grabitje të rënda kanë ndodhur në Prishtinë dhe Graqanicë gjatë 24 orëve të fundit

Foto: Ilustrim

Një femër ka rapotruar në polici se gjatë kohës që ishte duke punuar një njeri kishe hyrë në objektin që ndodhet në Prishtinë dhe nën kërcënim i kishe vjedhur 250-300 euro. E pas raportimit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e rasti po vazhdon të hetohet më tutje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar nga një i dyshuar mashkull nën kërcënim, kanë grabitur rreth 250-300 €. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”,  bëhet e ditur nga policia.

E vjedhje të rëndë sipas policisë kanë ndodhur edhe në Çagllavicë të  Graqanicës, ku një femër ka raportuar se një person i panjohur  i kishte vjedhur stoli, një aparat fotografik dhe një palë dylbi.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga persona deri më tani të panjohur iu kanë vjedhur stoli, dy ora dore, një palë dylbi dhe një aparat fotografik . Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Në Graqanicë ka ndodhur edhe një vjedhje tjetër, ku një burri i janë vjedhur disa pajisje shtëpiake.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona deri më tani të panjohur iu janë vjedhur disa pajisje shtëpiake. Rasti është duke u hetuar”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version