Site icon Telegrafi

Vjedhja në “Gllumovë”, marrëveshja për sigurimin e pikëpagesave kishte skaduar para dy vjetëve

140 mijë denarë është shuma të cilët grabitën hajdutët në pikëpagesën në “Gllumovë” deklaroi sot njeriun i parë të Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit. Nga atje nëpërmes një shkrese demantojnë njoftimet se parat janë marrë nga objekti administrativë.

“Gjatë kontrolleve të kamerave të sigurisë, të cilat janë të vendosura në lokacione të shumta të stacioneve të pagesave dhe kryejnë mbikëqyrje 24-orëshe video, përfshirë stacionin e pagesës në Gllumovë, ku shihet qartë se grabitësit nuk hynë në ndërtesën administrative, por vetë stacionet e pagesave”, sqarojnë nga ndërmarrja.

Drejtori Zoran Kitanov në një bisedë telefonike për “Sitel” tha se hajdutët e maskuar mbërritën me një motor, duke e lënë atë 200 metra larg dhe në këmbë kanë arritur deri tek pikëpagesa. Pas grabitjes, ata kanë marrë motorin dhe ikën në drejtim të Shkupit.

Lexo po ashtu Persona të maskuar me armë grabisin pikëpagesën në rrugën Shkup-Tetovë

Grabitja në “Gllumovë” i frikësoi punëtorët e pikëpagesave. Ata thonë se tani janë vetëm, sepse kontrata me agjencinë që i siguronte ata ka kohë që ka skaduar. Sipas të dhënave në faqen e internetit për blerje publike, marrëveshja e fundit ishte nënshkruar në vitin 2016-të me kohëzgjatje prej dy vjetëve./Telegrafi/

Exit mobile version