Site icon Telegrafi

Vjedhja e shampanjës u bë e shpeshtë, shihni se çfarë hapi ka ndërmarrë një supermarket në Angli

Disa prej nesh, për të mos thënë shumica, e dimë ndjenjën – kur papritmas vendosni se me të vërtetë dëshironi një shishe shampanjë në mbrëmje, dhe ju duhet të shkoni në shitore për të marrë një të tillë.

Dhe paramendojeni, në vend të shisheve të shampanjës, në raftin e tyre do të gjenit fotografi të shampanjës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pikërisht kjo ka ndodhur në një degë të supermarketit Burnley, Lancashire në Angli.

Aty, stafi ka hequr shishet e Veuve Clicquot, Moet dhe Bollinger, dhe klientët tani duhet të marrin një nga imazhet për të zgjedhur se cilën duan, kështu që dikush ta marrë atë nga magazina.

Një gjë e tillë mesa duket vjen pas një vale vjedhjesh në dyqan, pasi që një e tillë, mesatarisht kushton rreth 50 euro për shishe.

Një punonjës i dyqanit tha: “Po dilte krejt jashtë kontrollit. Ata hyjnë dhe i fshehin shishet në rrobat e tyre”.

Ndërsa një zëdhënës i Tesco tha: “Ne kemi futur disa masa shtesë sigurie për disa artikuj në dyqanin tonë Burnley pas disa vjedhjeve të fundit”. /Telegrafi/

Exit mobile version