Ngjarja e rëndë u shënua në minierën e Katjelit, në Përrenjas ndërsa mësohet se Dashamir Logjini, 29 vjeç dhe Edison Myftari, 18 vjeç, gjatë natës kishin hyrë në minierë për të vjedhur krom. Të rinjtë gjetën vdekjen në një galeri të mbyllur, 150 metra nën tokë, pasi rrëshqitën aksidentalisht, raportoi BW.
Familjarët, pasi kanë parë se dy të rinjtë nuk po ktheheshin, të shqetësuar janë nisur drejt minierës për të kontrolluar dhe kanë njoftuar policinë për çfarë kishte ndodhur.
Edison Myftari, është dërguar në spital dhe mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, ndërsa policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur ngjarjen e rëndë./Telegrafi/