Telegrafi

Vjedhja e kasafortës në AUV, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se ka nisur hetimet lidhur me rastin e vjedhjes së kasafortës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit ne fjalë. Kaq mund të themi tani për tani”, ka thënë Ulaj.

Lexo po ashtu Vjedhje edhe në AUV, merret kasaforta

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për Telegrafin se sot rreth orës 08:05 është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje.

Sipas tij, njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin. /Telegrafi/