Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë të enjten është raportuar për një veturë të vjedhur.
Në njoftim të Policisë thuhet se ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur ia kishin vjedhur veturën e tij, e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.
“Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/