Site icon Telegrafi

Vjedhin veturën duke mos e ditur që në pjesën e pasme ishin ulur dy fëmijë, nëna e tyre i vihet pas hajnave (Video)

Vetëm ideja që fëmija mund të jetë rrëmbyer e tmerron çdo prind, e lërë më një gruas që një gjë e tillë i ndodhi para syve.

Dy hajna në Bradford në West Yorkshire ishin afruar në një lagje të banuar, dhe kishin vërejtur një veturë të hapur, transmeton Telegrafi.

Ata nuk e kishin ditur që brenda saj ishin dy fëmijë të moshës një dhe katër vjeç, dhe në momentin që u futën dhe tentuan ta vjedhin, menjëherë reagoi nëna e tyre që iu vërsul hajnave duke bërë kështu që njëri prej tyre të ikë nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë hajni i dytë dukej më i vendosur duke u arratisur nga vendi i ngjarjes, me veturën që i kishte dy fëmijët e saj e cila bëri çmos t’i ndalojë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë moment rrëqethës ku shihet se si hajni largohet me shpejtësi të madhe me veturën e vjedhur, kurse e ëma e fëmijëve mundohet ta ndalë duke i dalë përpara.

Për fat të mirë qindra metra më larg vendit të ngjarjes e ëma i ka gjetur fëmijët e palënduar, kurse policia është vënë pas hajnave të cilët janë filmuar nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/

Exit mobile version