Site icon Telegrafi

Vjedhin tanket për t’i shitur si metale të vjetra

"Katër tanke më të rënda se 20 tonë secila është dashur të shiten si metale të vjetra për 60.000 zlota (13.000 euro)", ka thënë zëdhënësi i policisë lokale Jacek Deptus. Tanket janë vjedhur nga terreni për ushtrime ushtarake në të cilin kanë shërbyer si shënjestër.

Policia ka arrestuar dy banorë të qytetit të Lublinit, të dyshuar për organizimin e vjedhjes.

Sipas Deptusit, hajnat kanë përdorë traktorë të mëdhenj dhe vinç të rëndë 60 tonë për t’i transportuar automjetet e blinduara nga toka e ushtrisë ku me vite të tëra kanë shërbyer si shënjestër për ushtrim.

Ata kanë angazhuar dy transportues për t’i bartur deri tek depoja e metaleve të vjetra.

"Nuk kanë shpresuar se depoja e hekurishteve do t’u refuzojë tanket, për shkak të mungesës së dokumenteve mbi prejardhjen e tyre", ka thënë Deptus.

Exit mobile version