Site icon Telegrafi

I vjedhin shtëpinë gostivarasit, ai ka një lutje interesante për hajnat (Foto)

Një 68 vjeçar nga fshati Gradec i Gostivarit mbrëmë ka denoncuar vjedhje që është kryer në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur brenda 20 minutave kur ai ka dalë nga shtëpia për të kryer një obligim dhe pa u vonuar shumë është kthyer në shtëpi.

Ndonëse ishin në pyetje vetëm minuta, kur ai është kthyer në shtëpi është ballafaquar me një rrëmujë të vërtetë.
Ai me ketë rast ka bërë një lutje mjaft interesante në profilin e tij ne Facebook. Pa u shqetësuar për gjërat që hajnat mund t’i kishin vjedhur, ai ka kërkuar nga ata që të kthejnë dhe ta rregullojnë kaosin që e kanë shkaktuar, shkruan TV2.

“Ju burra që keni hy të kryeni vjedhje në shtëpinë time, ju lutem të vini ti regulloni gjërat nëpër vendet e tyre sepse nuk ka kush mi regullon” , ka shkruar 68 vjecari.

Bëhet fjalë për një mërgimtar që jeton në Zvicër bashkë me familjen por që në vendlindje është kthyer përkohësisht, i vetëm. Ende nuk janë dhënë detaje për gjërat që hajnat mund t’i kenë vjedhur në këtë shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version