Telegrafi

Vjedhin një ikonë fetare si dhe para në një kishë në Novobërdë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë thyer me forcë derën e objektit të kishës fetare, duke vjedhur një ikonë fetare si dhe para të gatshme në vlerë prej 4000 dinar serb.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:30 në fshatin Paralovo, në Novobërdë.

Siç thuhet në raport, rasti mbetet në hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se nga persona të panjohur është thyer me forcë dera e objektit ndihmës fetar kishës, që sipas ankuesit janë vjedhur një ikonë fetare (vlera nuk i dihet) dhe para të gatshme, në vlerë prej 4000 dinar serb, apo në kundërvlerë 40 euro. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/