Site icon Telegrafi

Vjedhin “një grusht rërë si suvenir” në plazhet e Italisë, turistët francezë rrezikojnë burgun

Një çift turistësh francezë, të cilët shijonin verën dhe plazhet në Sardenjë, rrezikojnë burgun pasi kishin vjedhur rërë në plazhin e Kias në jug të ishullit, dhe e kishin fshehur në bagazhin e SUV.

Turistët francezë u arrestuan nga Guardia di Finanza Tenenza të cilët zbuluan katërmbëdhjetë shishe plastike të mbushura me rërën e imët.

Sipas një ligji të hyrë në fuqi në vitin 2017, në Sardenjë tregtia e rërës dhe guaskave është e jashtëligjshme.

Francezët që rrezikojnë në 6 vite burgim ose gjobë 3000 euro, janë justifikuar se donin ta merrnin rërën në shtëpi si “suvenir” dhe se nuk e dinin që po kryenin një shkelje.

Gjithsesi sasia prej 40 kg e rërës, e futur në14 shishe plastike, ka tradhtuar pretendimet e tyre, përcjell Shqiptarja.

Në momentin e arrestimit, francezët turistë ishin duke u nisur me traget nga Porto Torres për në Tulon të Francës.

Rëra e bardhë e plazheve në Sardenjë konsiderohet si një e mirë publike dhe si e tillë është rreptësisht e ndaluar nxjerrja e saj jashtë ishullit.

Për vite me radhë vendasit janë ankuar për vjedhjen e aseteve natyrore, përfshi edhe rërën.

Në vitin 1994, autoritetet vendore kufizuan aksesin në plazhin e famshëm rozë në ishullin Budeli, në verilindje të Sardenjës, pasi rëra e çmuar po pakësohej çdo vit.

Turistët, kryesisht europianë, e marrin atë me shishe plastike për ta shitur më pas në ankande të organizuara online.

Vjedhja e rërës kohët e fundit ka marrë përmasa alarmante.

Agjentet e sigurisë në aeroportin e Cagliari-t kane sekuestruar vetëm muajin e fundit më shumë se 200 kg rërë, vjedhur në plazhin e Arutas, në provincën e Oristano.

Exit mobile version