Site icon Telegrafi

Vjedhin një dyqan luksoz në qendër të Londrës, njëri prej hajnave “neutralizohet” nga kalimtarët – pastaj arrestohet nga policia (Foto/Video)

Disa pamje të publikuara nga mediat britanike thuhet se tregojnë momentin kur një bandë e armatosur me thika dhe çekiçë sulmuan një nga shitoret e bizhuterive luksoze në zemër të Londrës.

Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, blerësit dhe turistët mbetën të habitur kur tre nga banditët dolën nga dyqani dhe u hodhën në motoçikletë, ndërsa një tjetër ikën në këmbë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se kanë qenë dëshmitarët e guximshëm që arritën të luftojnë një sulmues të pestë në tokë.

Pas kësaj, ka qenë policia ajo që ka konfirmuar se kishin arrestuar një njeri jashtë Watches of Switzerland në Regent Street, Londër.

Gjithsesi, deri më tani nuk është bërë e ditur për vlerën e cila është vjedhur nga hajnat. /Telegrafi/

Exit mobile version