Policia e Kosovës njoftoi se në fshatin Brezne të Dragashit një person ka raportuar se shtëpia e vëllait të tij, i cili jeton në shtete perëndimore, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.
Policia njofton se pas lokalizimit të zjarrit është vërejtur se persona të panjohur kishin hapur me forcë derën dhe dyshohet se pas vjedhjes ia kanë vënë flakën shtëpisë.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim