Telegrafi

I vjedhin lopën në vlerë 1 mijë euro

Një person ka raportuar në polici se gjatë natës persona të panjohur i kanë vjedhur një lopë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Edmond Hoxha” në Fushë Kosovë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë natës nga stalla e tij persona të panjohur ia kishin vjedhur një gjedh (lopë) vlera e saj rreth 1000 (një mijë) euro”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin./Telegrafi/