Një grup hajnash sigurisht se nuk i kishin bërë planet mirë, kur ia mësynë të vjedhin një kasafortë nga pompa e benzinës.
Pasi ata nuk e kishin ditur se kasaforta do të jetë më e madhe sesa bagazhi i veturës, dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta fusnin brenda dhe të largohen nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një grup burrash të maskuar e armatosur me pushkë automatike AK-47 futen në pompë, dhe vjedhin kasafortën ndërsa nëpunësit i detyrojnë të futen në një dhomë.
Dhe kur e nxjerrin kasafortën jashtë dhe tentojnë ta fusin në bagazh, e kuptojnë se kanë bërë një gabim të madh – ajo ishte shumë e madhe për t’u futur në bagazh.
Në momentin që tentojnë të lëvizin veturën ajo bie në tokë, duke u shkaktuar probleme të mëdha hajnave.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ndërsa hajnat janë larguar nga vendi i ngjarjes pasi e kuptuan se nuk mund ta vjedhin pasi kishin zgjedhur një veturë më të vogël për ta futur në bagazh. /Telegrafi/