Dy persona meshkuj janë arrestuar në fshatin Jashanicë e Ulët të komunës së Klinës, pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kanë vjedhur derivate të naftës dhe një akumulator.
Me vendim të prokurorit janë bastisur pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe janë konfiskuar bidonë me naftë dhe akumulator.
Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/