Telegrafi

Vjedhin derivate, por përleshen se nuk arrijnë ta ndajnë sasinë

Sipas raportit të Policisë, të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth ndarjes së derivateve janë rrahur mes veti.

Gjatë rrahjes, lëndime trupore ka pësuar njëri prej të përfshirëve në këtë rast, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Te të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole me gas e tipi Ekol cal.9mm dhe një revole e plastikës. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/