Policia e Kosovës njofton se në Prizren dy viktimat meshkuj, kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në pikën e karburanteve kanë shkuar dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur arkën me para dhe disa pako me cigare.
Sipas raportit policor të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/