Telegrafi

Vjedhin 100 tonë krem çokolate

Përfaqësuesi i policisë, Micky Rosenfeld, ka thënë se masa e kremit të vjedhur na jep të kuptojmë se në vjedhje ka qenë i përfshirë edhe dikush nga të punësuarit në fabrikë, dhe se policia është në kërkim të kremit të ëmbël.

Njëri prej pronarëve të fabrikës, Moshe Veidberg, ka thënë për gazetën izraelite "Yediot Ahronot" se për transportin e një sasie aq të madhe të kremit, vlera e të cilit është caktuar rreth 280.000 euro, nevojiten pesë kamionë të mëdhenj.

Sistemi i alarmit në fabrikë është çaktivizuar, dhe incizimet e kamerave të sigurisë janë marrë, andaj fati i kremit të çokolatës mbetet një mister.