Telegrafi

Vjedhësit e druve po e shkatërrojnë Malin Sharr

Vjedhësit e drunjve po e zhdukin Malin e Sharrit. Gjatë disa javëve të shkuara, pa të drejtë është prerë hapësirë e madhe e pyjeve të ndryshme të larta, mbi fshatin Jelloshnik. Banorët nga ky rajon për TV Telma thonë se drutë vidhen në mënyrë të organizuar, ndërsa për transportin e tyre vjedhësit kanë edhe rrugë të hapura. Ata thonë se vidhet edhe ditën edhe natën, për shkak se ky rajon nuk ka asnjë kontrollë nga kompetentët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga shoqatat bjeshkatare theksojnë se vjedhësit e druve vazhdimisht shkatërrojnë pjesët, ku ata më shpesh organizojnë turne. Nga Policia pyjore, thonë se kanë paraqitje të mëdha të vjedhjeve të druve. Ekipet e tyre rregullisht marrin makina të mbushura me dru. Ata thonë se kundër vjedhësve të druve ngriten shkelje dhe vepra penale, por raste të këtilla rrallë përfundojnë në institucionet gjyqësore. Nga Policia pyjore those se, kjo ju jep guxim vjedhësve të vazhdojnë me prerjen e pamëshirshme të druve./Telegrafi/