Site icon Telegrafi

Vjedh veturën për t’u paraqitur në gjyq

Polici, Chris Linehan, ka thënë se e ka arrestuar Samuel Botchvaroffin derisa qëndronte ulur në makinën Range Rover, në parkingun e gjykatës, në Valley të Kalifornisë.

Samuel kishte arritur aty për të marrë pjesë në një proces gjyqësor ndaj tij, për shkak të vjedhjes së veturave.

Linehan e ka zbuluar vjedhësin nëpërmjet lokatorit GPS, ndërsa makina ishte vjedhur në Oakland.

Botchvaroff ka deklaruar në polici se makina e tij ishte e konfiskuar, andaj kjo ka qenë mënyra e vetme për të arritur me kohë në gjykatë. /Telegrafi/

Exit mobile version