Site icon Telegrafi

Vjedh veturën e policisë amerikane, vajza pendohet keq për veprimin

 

Një dramë e vërtetë është zhvilluar në qytetin amerikan Tulsa në Oklahoma, ku një vajzë i është ofruar tre policëve dhe më pas kishte arritur të futet në veturën e tyre zyrtare – e sikur kjo të mos mjaftonte – edhe ta vjedh.

Zyrtarët policorë mbetën të shokuar kur panë se ajo ua kishte vjedhur veturën, dhe kështu menjëherë kishin reaguar duke kërkuar ndihmë dhe nga kolegët e tjerë që po patrullonin në atë zonë, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda veturës që u është vjedhur, tregojnë se si vajza kishte filluar të ikë prej tyre, megjithatë kur e kuptoi se nuk ka nga t’ia mbanë kishte vendosur të fshihet në një lagje të banuar.

Por prapë  ajo u kap nga policët të cilët ia bën me dije se për këtë veprim mund t’i kalojë disa muaj prapa grilave. /Telegrafi/

Exit mobile version