Telegrafi

Vjedh tortën për tu kthyer në burg

Zëdhënësja e policisë në qytetin Krasnoyarsk, 4.400 kilometra në veri të Moskës, ka thënë që nuk dihen motivet e këtij krimi, por kur policia ka arritur në vendin e ngjarjes sulmuesi u ka thënë që ai vetëm dëshironte të kthehej në burg.

Kur i kanë kontrolluar dokumentet, policët kanë kuptuar që ky person para pak kohe kishte kryer dënimin e tij 12-vjeçar me burg.

Hajni i tortës ka pasur fat. Është paditur dhe i kërcënohet dënimi trevjeçar me burgim.