Një vjedhje si në filmat aksion ka ndodhur në linjën e urbanëve të Kinostudios, Tiranë, teksa një burrë ka grabitur një pasagjere.
Policia ka bërë me dije se autori është një 40 vjeçar me banim në Sarandë, i cili është vënë në prangat e bluve të kryeqytetit.
“Më datë 21.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.X, vjeç 40, banues në Sarandë, pasi, në rrugën e ‘’Kavajës’’, në një linjë urbane, ka vjedhur portofolin e shtetases N.C, vjeç 30, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policise, shkruan “Panorama”.
Tashmë ai akuzohet për veprën penale parashikuar në Nenin 134 të Kodit Penal.
“Në autobusin e Kinostudios tek stacioni i 21 Dhjetorit një burrë vodhi portofolin dhe më e forta ishte që bërtiste me të madhe dhe thoshte “Hapeni derën se iku hajduti, hapeni!” dhe tentonte të dilte nga dritarja”, thoshte ndër të tjera qytetari për “joq”.