Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi që i njëjti gjatë natës nga një dyqan kishte vjedhur pako të cigareve në vlerë 500 deri 600 euro.
Është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit dhe janë gjetur pakot e cigareve të cilat janë konfiskuar.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/