Policia në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuar, pasi ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës femër dhe ka vjedhur kasafortën, në të cilën kishte një revole me leje përkatëse.
Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar revolja, e cila ishte vjedhur në shtëpinë e viktimës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.