Site icon Telegrafi

Vjedh makinën e hajnave

Patrick Rosario, në momentin kur hajnat kishin hyrë në shtëpinë e tij, kishte qëlluar në bodrum. Pasi i kishte hetuar ata, ai e ka thirrur policinë dhe ka dalë pa bërë zhurmë nga shtëpia.

Rosario 32-vjeçar, i cili kohë më parë e kishte humbur punën si menaxher i një ndërmarrjeje, para shtëpisë së tij e kishte vërejtur makinën e hajnave. Pasi gjeti çelësat brenda saj, ai e ndezi makinën dhe e fshehu atë në oborrin e një shoku të tij.

Hajnat pasi kishin kuptuar se ishin zbuluar, kishin ikur nga vendi i ngjarjes me vrap, duke lënë pas vetes televizorin, një lap-top dhe një kuti me stoli.

Policia ka bërë të ditur se deri më tash nuk ka arritur t’i arrestoj hajnat e “pafat”. /Telegrafi/

Exit mobile version