Site icon Telegrafi

Vjedh makinën e gabuar

Wojciech Chomicki, 71-vjeçar, e ka hetuar atë duke tentuar të ikë me makinën e tij, vrapoi jashtë duke thyer bravën e derës, nxori hajnin 41-vjeçar nga ulësja e vozitësit dhe e shtriu përtokë duke e mbajtur për fyti derisa një mik i tij thirri policinë.

Një zëdhënës i policisë të qytetit Plock, në veri të Polonisë, ka thënë: "Ai pa një njeri duke u futur në makinën e tij nga dritarja e kuzhinës, vrapoi jashtë dhe e shtriu atë përtokë me shpejtësi si vetëtima.

"Kur policët arritën atje hajni dukej i kënaqur pasi që u lirua nga duart e plakut karateist. Hajni e kishte gjetur makinën e gabuar për ta vjedhur", ka thënë zëdhënësi.

Chomicki ka qenë një mësues i kualifikuar në stilin Shotokan të karatesë për më shumë se 30 vjet dhe e ka studiuar atë për më shumë se 50.

Ai më vonë e luti policinë t’i kërkoi falje hajnit për përdorimin e teknikave potencialisht të rrezikshme për vdekje në të.

"Ky hajn duhet ta konsideroj veten me fat se nuk ka përfunduar keq nga ndonjëra prej goditjeve të tij, ai është i fuqishëm si mushkë", ka thënë një burim policie.

Exit mobile version