Policia e Prizrenit e ka arrestuar një të dyshuar për të cilin dyshohet se ka vjedhur kubëzat e betonit në rrugën “Sheh Emini.
Sipas Policisë i dyshuari me këtë rast ka dëmtuar pronën publike.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor për 48 orë ndërsa inspektorët komunal janë njoftuar për të vlerësuar dëmin e shkaktuar.