Site icon Telegrafi

Vjedh gazetat për të përfituar nga fjalëkryqet shpërblyese

Zonja nga qyteti Uppsale ka vjedhur gazetat dy herë në javë, të martën dhe të dielën, dhe i ka dërguar zgjidhjet e fjalëkryqeve për të cilat ka marrë shpërblime në para.

Vjedhjen e gazetave e hetuar shpërndarësi i cili ka pranuar ankesa të shumta për mungesë të kopjeve nga shitësit, prandaj policia ka organizuar një kurth për të, herët në mëngjes. Zonjën e kanë përcjellë deri tek banesa e saj ku kanë gjetur rreth nëntëdhjetë kopje të datave të njëjta.

Ajo ka pranuar se ka marrë dhjetëra kopje nga grumbulli i cili ka qenë i vendosur para kioskave. Zonja ka sqaruar vet se gazetat i ka vjedhur vetëm për fjalëkryqet të cilat pas zgjidhjes i priste shpërblimi.

Exit mobile version