Policia në Utah ka njoftuar se oficerët e saj është dashur të organizojnë një përndjekje të vërtetë nëpër rrugët e qytetit.
Qendra e thirrjeve të policisë është informuar se automjeti me të cilin po drejtonte djaloshi kishte kaluar nëpër udhëkryq derisa në semafor ishte e ndezur drita e kuqe. Dy policë me automjete kot provonin të ndalonin automjetin e tipit Dodge Interpid të cilin djaloshi po e voziste rreth 70 kilometra në veri të Salt Lake Cityt.
Djaloshi më në fund kishte vendosur të kthehej vet në shtëpi dhe ishte parkuar para garazhit. Më pas ai kishte pranuar se kishte vendosur për këtë veprim drastik sepse nuk kishte dashur të shkoj në meshën e së dielës.
Djaloshi është tepër i ri për t’u dënuar, derisa babait të tij i është tërhequr vërejtja që të mbajë çelësat sa më larg tij.