Telegrafi

Vizitorja mbeti me shije të keqe, kur në një krah pule gjeti edhe puplat e pa larguara (Foto)

Krahët e pulës që i shërbyen në një lokal të ushqimeve të shpejta në Pekin të Kinës, nuk i lan vizitores shije aspak të mirë.

Megjithëse dukeshin në rregull dhe ishin të shijshme, gjithçka ndryshoi kur ajo kafshoi një pjesë dhe prej aty i dolën edhe puplat e pa larguara dhe të pjekura bashkë me mish, transmeton Telegrafi.

Ngjarjen e pazakontë, ajo e paraqiti te autoritetet që merren me sigurinë e ushqimit, megjithëse asaj i ofruan kompensim, sa dhjetë herë çmimi i atij ushqimi.

Puplat e pa larguara nga krahu i pulës

Nga frika se mund ta pësojë edhe dikush tjetër, ajo i njoftoi autoritetet edhe pse nuk pësoi ndonjë efekt anësor nga ushqimi që i shërbyen. /Telegrafi/